Gjykata e Apelit te Posaçem ka dënuar me 15 vjet burg iranianin, Bijan Pooladrag, të akuzuar për terrorizëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar iraniani do përfundoi ulje me 1/3 e denimit, duke u denuar përfundimisht me 10 vite burg.

Pavaresisht denimit, iraniani mohon të gjitha akuzat e ngritura nga SPAK. Polagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara etj.

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe banor i kampit në Manëz për njëfarë kohe, periudhë që i pandehuri Pooladrag dyshohet se vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri e po ashtu dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist.

Kujtojmë që së fundmi, me kërkesë të SPAK janë ushtruar kontrolle të ndryshme në banesa dhe shoqata të disa shtetasve nga Irani, me dyshimet se ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm të spiunazhit, kundër opozitës iraniane në mërgim që strehohet në Manëz. Bijan Pooladrag-ut iu zbuluan biseda dhe mesazhe në drejtim të personave që jetojnë në Iran dhe që dyshohet se janë pjesë e Gardës Revolucionare në këtë shtet.