Policia greke ka vënë në pranga një 46- vjeçar shqiptar, pasi atij i janë gjetur vepra të rralla antike që i përkasin periudhës Helenistike (323-31 para erës së re).

Sipas mediave greke shqiptari ka deklaruar se punonte kamerier dhe në asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën.

I arrestuari banon me familjen e tij në Kato Patisias.

Hetimet për këtë rast kanë nisur 20 ditët e fundit.