Afrikë e jugut, 11 shtator 2014 – Oscar Pistorius shpallet i pafajshëm për akuzën e vrasjes me dashje të ish të dashurës së tij, Reva Stenkamp në 14 Shkurtin e vitit 2013. Atleti afrikano-jugor u shfaq përpara gjykatëses Thokozile Masipa në Gjykatën e Pretorias, ku mësoi vendimin që e liron kështu nga akuzat e vrasjes me paramendim që mund ta kishte rënduar shumë pozitën e tij.
30 ditë iu deshën organit gjykues për të marrë një vendim përfundimtar. Në vendim thuhet se nuk ka mjaftueshëm prova që Pistorius të shpallet fajtor.
“Prokurorët nuk arritën të provonin akuzën e tyre edhe pse dyshimet janë të shumta”, theksoi gjykatësja Masipa.
Oscar Pistorius, mbërriti në Gjykatën e Pretorias i rrethuar nga gazetarët e shumtë dhe gjatë leximit të vendimit, kryetarja e trupit gjykues nënvizoi faktin se disa dëshmitarë ishin të paqartë në fjalët e tyre. Ajo shtoi gjithashtu se edhe skena e krimit nuk vërteton hipotezën se vrasja ishte e qëllimshme, ndërsa çështja e mosmarrëveshjeve mes çiftit nuk u mor parasysh.
Masipa shtoi se ish atleti nuk ka pasur luhatje në kujtesë, duke pohuar se veprimin për të qëlluar e mori në mënyrë të vetëdijshme, ndërsa vetë Pistorius nuk ka dhënë një alibi të besueshme sepse ka qenë kontradiktor në ato që ka thënë gjatë gjithë procesit gjyqësor.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





