Një 57-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin F.H. 57-vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor”, tha policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.