Një shqiptar i akuzuar për një seri vjedhjesh, është paraqitur sot në Gjykatë pasi dyshohet se ka marrë stoli me vlerë 500 mijë paund. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari i akuzuar është Asdrit Kapaj, 42 vjeç është akuzuar për grabitjen e disa shtëpive përgjatë 10 viteve.
Kapaj që është babai i dy fëmijëve u paraqit në Gjykatën e Wimbledon dhe në total akuzohet për 18 vjedhje. Sipas akuzave, ai ka marrë bizhuteri në vlerë prej 371,855 £ në një vjedhje të vetme, dhe në disa vjedhje të tjera në qindra mijë paund
I veshur me xhup të kuq dhe me xhinse, Kapaj, i cili banon në Altrincham, Greater Manchester, u prononcua vetëm në konfirmimin e gjeneraliteteve të tij, adresës së banimit dhe nënshtetësisë serbe.





