Dionis Myrtollari, i cili u akuzua se ka ngacmuar djalin e Ativie Qazimllari, me probleme të shëndetit mendor, ka reaguar së fundmi për mediat.
Në deklaratën e tij ai është shprehur se nuk pranon asnjë akuzë të bërë nga nëna e djalit, ndërsa thotë se policia të hetojë çdo gjë.
40-vjeçari shprehet se i është dëmtuar imazhi ndërsa thekson se fëmijët e tij kanë frikë të dalin nga shtëpia pasi familja Qazimllari i godet me gurë.
“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit.
Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë“, tha ai.
Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit të cilët në shenje proteste janë shprehur:
“Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit.”
Ishte Ativie Qazimllari, e cila akuzoi komshiun e saj se ky i fundit ka rrahur dhe abuzuar seksualisht me djalin e saj me probleme të shëndetit mendor.
Për mediat ajo tha se 40-vjeçari në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre.





