Grupi italian “Måneskin” fitoi “Eurovision”-in një natë më parë duke u ngjitur në krye të klasifikimit me votimin e publikut me një total prej 524 pikësh.

Por festa nuk duroi dhe shumë dhe ata u vunë menjëherë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve. Një nga pjesëtarët e grupit italian ul kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, ku shumë kanë aluduar se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Në një konferencë shtypi pas fitores, ai thotë se nuk përdor kokainë.

“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë”,-tha lideri i grupit të njohur.