Një 63-vjeçar është proceduar penalisht, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare në Fier.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysmë ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme





