Faton Hajrizi, i akuzuar për vrasjen e efektivit serb pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik), është ekzekutuar.
Mediat serbe kanë publikuar foton e të riut nga Kosova të shtrirë përtokë pa shenja jeta.
Faton Hajrizi akuzohet se vrau në afërsi të Loznicës policin serb Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij, Vjekoslav Iliç, gjatë një kontrolli rutinë të efektivëve në taksinë ku po udhëtonte i riu nga Kosova, i cili kishte vetëm 10 ditë që ishte arratisur nga burg.
Sipas informacioneve të para, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk ia ka dalë.
Ai është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen emigrantët nga Presheva në pritje të për të ikur përtej Drinës.