Modelja e njohur Almeda Abazi e cila ka prezantuar këtë sezon spektaklin ‘Dancing With the Stars’ u komentua gjatë nga mediat pas një statusi që bëri në instastory, ku akuzoi produksionin e këtij spektakli se nuk i kishte mbuluar asnjë shpenzim extra.

Mirëpo ka reaguar edhe produksioni i cili ka publikuar pak më parë faturat e shpenzimeve të Almedës. Në fotot e siguruara nga 'CNA' shihen faturat që Vizion Plus ka paguar në hotelin ku Almeda ka qëndruar. Gjithashtu faturat që janë paguar për udhëtimet business-class nga Turqia në Shqipëri.

Ndër të tjera aty përfshihen edhe shpenzimet e ushqimit që ka konsumuar aktorja për çdo javë, duke përfshirë këtu edhe rrogën e majme që Almeda ka marrë gjatë këtyre muajve si prezantuese e spektaklit të njohur.