RAI transmeton më 1 dhe 5 shtator 2014 një koncert në Moskë në tetor 2013 ku u pa ribashkimi i duetit, si dhe pjesëmarrja e Riccardo Fogli, Ricchi e Poveri, Pupo (kontraktuar nga  Agon Channel) dhe Toto Cutugno

– Këngëtari i  Libertà shkakton skandal për prirjet e tij pro-ruse, shfajësimin e pushtimit të Krimesë dhe mbështetjen ndaj separatistëve

DURRËS, 9 shtator 2014 –  Al Bano-ja dhe RAI shkaktojnë skandal për simpatinë e artistit ndaj Putinit dhe transmetimin, pas një viti të një koncerti të bashkimit në Moskë të Al Bano- me Rominën, pas 20 vjetësh në skenë, të shoqëruar nga kori i Ushtrisë së Kuqe të Rusisë.

 “Putini është politikan i madh cili në rastin e Ukrainës shpalos rëndësinë e vet historike. Nëse në fund të fundit në Ukrainë nuk do të ndodhë si në Ballkan, për këtë të duhet falënderuar Putini. Putini ka të drejtë. Ajo pjesë e Ukrainës ka qenë pjesë e Rusisë, dhe vazhdon të mbetet Rusi. Separatistët po luftojnë të mbeten rusë”, në një intervistë në gazetën Corriere della Sera këngëtari italian mbështeti veprimet e Vladimir Putinit në zgjidhjen e krizës ukrainase dhe e quajti presidentin e Rusisë politikan të madh dhe një njeri të shquar.

“Putini dëshiron të ndihmojë rusët. Ai nuk ka sulmuar askënd, dhe vetëm i mbron të gjithë”, – tha këngëtari. Sipas tij, Donbasi ishte dhe vazhdon të jetë pjesë e Rusisë. “Kjo është si me Istrian (gadishullin në detin Adriatik në pjesën veriore të Kroacisë, pjesë të vogla të cilat i përkasin Italisë dhe Sllovenisë): të gjithë ne e dimë se ajo është italiane, pavarësisht nga fakti se kemi pranuam diktatin e superfuqive”, – tha Al Bano. Ai mendon gjithashtu se edhe në momentet më të këqija Putini mbeti me Perëndimin dhe gjithmonë u ka thënë partnerëve perëndimorë se është mik.

Këngëtari tha se ai kishte takuar me Putinin në vitin 1987, kur ai dhe Romina Power erdhën për herë të parë në turne në ish-Leningradin. Madje edhe atëherë, presidenti i ardhshëm i la një përshtypje të fortë.

Pozicioni i Al Banos është në kundërshtim me mendimin e udhëheqësve të Perëndimit.

REAGIMI

Një koncert i  papërshtatshëm, mes një atmosfere pro-ruse. Kështu u quajt spektakli i Moskës, transmetuar në RAI, më 1 dhe 5 shtator 2014, ku u pa dhe ribashkimi i Albano e Rominas, ndërkohë që koncerti u dha në tetor 2013, dhe në të morën pjesë Riccardo Fogli, Ricchi e Poveri, Pupo (kontraktuar nga  Agon Channel) dhe Toto Cutugno.

Për deputetët e Partisë Demokratike italiane Michele Anzaldi, Lorenza Bonaccorsi dhe Gero Grassi, pjesë e Komisionit të Vigjilencës në RAI, ky transmetim është i përshtatshëm, sidomos po të kihen parasysh lajmet e fundit. OKB-ja njoftoi disa ditë më parë se gjatë luftës në Ukrainë ka pasur mbi 2 000 të vdekur dhe mbi 6 000të plagosur. Ndër të tjera, qeveria njoftoi zyrtarisht se sanksionet kundër Rusisë, vetëm në industrinë ushqimore, deri më tani kanë krijuar një dëm prej 200 milionë euro. Ndërkaq vendet e Aleancës së Atlantikut, në një samit të quajtur më të rëndësishme të 25 viteve të fundit, kanë marrë vendime të vështira për të bllokuar vendosjen e trupave ruse në Ukrainë dhe rrezikun e një përkeqësim të krizës.

Kanë qenë deklaratat e fundit të Al Bano që shkaktojnë dyshime për veprimin e RAI-t, duke pasur parasysh se në një intervistë në  Corriere della Sera.

Këngëtari ka dalë haptazi në favor të Putinit, të cilin e konsidern as më shumë e as më pak një “iluminist i madh”: “Unë mendoj se ai ka arsye. Kjo pjesë e Ukrainës ishte e Rusisë dhe është Rusi. Putini është një politikan i madh që po tregon në këtë histori të gjithë vlerën e tij. Quhet diktator, por ai ka popullin në anën e tij”.

Sipas parlamentarëve italianë, përballë kësaj situate, RAI transmeton në   primetime një koncert të vjetër të bashkimit Al Bano-Romina Power, që daton që një vit më parë në Moskë, ku kishte lavdërohej kreu i Rusisë.

Dikush mund të pyesë veten nëse ekziston dikush që kontrollon oraret e RAI-t dhe nëse drejtuesit a kanë menduar, së pari, të respektojnë mijëra të vdekur në muajt e fundit.

Info

Albano Carrizi dhe Romina Power në Rusi janë për koncertin-event: tri mbrëmje pas 20 vitesh, ata kënduan së bashku përsëri në tetor 2013. Në finalen e madhe: të gjithë miqtë në skenë (nga Pupo te Toto Cotugno, nga Gianni Morandi te Matia Bazar) kënduan  Volare, shoqëruar nga kori i Ushtrisë së Kuqe në sfond.

(kliko në: http://www.oggi.it/video/personaggi/2013/10/18/al-bano-e-romina-il-gran-finale-del-concerto-di-mosca-tutti-sul-palco-a-cantare-volare-esclusivo/  

Al Bano dhe Romina Power ishin një duet italian i muzikës pop i formuar nga çifti i atëhershëm i martuar Albano Carrizi dhe Romina Power. Janë të famshëm për këngët e tyre "Felicita", "Sempre sempre", "Nostalgia Canaglia", dhe "Liberta". Të dy të ndara në 1999.

Pasi vajza e tyre Ylenia Karrizi u zhduk në janar 1994 në New Orleans, Al Bano dhe Romina anuluan të gjitha koncertet ia përkushtuan gjithë kohën kërkimit të vajzës. Përpjekjet e policisë nuk dhanë rezultate.

/Përgatiti: th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/