• Ishte një nga momentet më të pritura të natës së parë të San Remos dhe nuk zhgënjeu. Publiku i Ariston ngrihet në këmbë për të duartrokitur, për të dytën herë pas Tiziano Ferros, Al Banon dhe Rominën.

11 shkurt 2015 –  Të dy bashkë kënduan një miks të Cara Terra mia, Ci sarà dhe Felicità, duke përfshirë edhe publikun. Al Bano për të falenderuar për ngrohtësinë kujton pjesëmarrjen e tij si solist në ‘95 dhe përsërit veprimin e asaj mbrëmjeje, duke u hedhur në tokë e duke bërë 5-6 pompa. Kur prezantuesi u kërkon një puthje, ata ngurrojnë (“Jam pak i druajtur dhe sa herë që e puthja, lindte një fëmijë”, përpiqet  të shmanget Al Bano), por pastaj dorëzohen për hir të atyre që s’prisnin tjetër gjë atë natë.

Romina largohet pastaj për t’i lënë skenë të lirë ish-bashkëshortit që këndon La mia vita.

“Është i vetmi që sa më shumë rritet, aq më shumë i rritet zëri”, thotë duke i uruar që mos të kalojnë “24 vjet të tjerë për t’u kthyer në San Remo”.

“Për atë ky është festivali më i mirë, kishte frikë nga konkurrimi. Dhe tani është në qiellin e shtatë”, i përgjigjet Al Bano.

Pas pyetjes së prezantuesit Conti, për mundësinë për t’u kthyer sërish bashkë në jetën private, të dy ia lënë fjalën njerëzve në sallë, që siç pritej, përgjigjen me entuziazëm.

Para përshëndetjes, Conti i jep çiftit një emërtesë “jeni ambasadorët e Sanremos në botë”. Mediet italiane, muaj më parë kanë shkruar për bashkimin e Al Banos dhe Rominës. Ata janë njëri nga çiftet më të njohura në Ital,i me një histori dramatike dhe me një divorc, që rezultoi jo përfundimtar për të dy.