Al Hilal po përpiqet fort për të bindur Bernardo Silva të largohet nga Manchester City duke hedhur thasët me para në tavolinë.Sipas “Daily Mail”, Al Hilal po luan kartën më të fortë që ka për të bindur portugezin, paranë.

Klubi saudit është i gatshëm të ofrojë gati 87 milionë euro në sezon për të.28-vjeçari gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e PSG-së dhe ende i pavendosur për të ardhmen e tij, me Cityn e prirur për të sqaruar çështjen së shpejti, ai është në objektivin e transferimit të Al Hilal.

City e vlerëson portugezin me rreth 80 milionë euro dhe në Europë Barça me PSG vazhdojnë të flirotjnë me idenë e nënshkrimit të tij.