Simone Inzaghi zyrtarisht është larguar nga Interi pas katër vitesh për të marrë drejtimin e gjigantëve sauditë, Al Hilal.Klubi njoftoi trajnerin e tyre të ri italian me një video elegante ku shfaqej zëri i një komentatori që bërtiste “Inzaghi!”.

Problemi i vetëm… ishte festimi i golit të vëllait të tij.Komenti dramatik shoqëroi golin e famshëm të Filippo Inzaghit për Milanin kundër Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2007. Gabimi qesharak i ka shqetësuar tifozët – disa madje dyshojnë se klubi mendon se Filippo dhe Simone Inzaghi janë i njëjti person. Le të shpresojmë vetëm që të mos jetë kështu.