Rrjeti i informacionit “Al Jazeera” me qendër në Katar, u ka kushtuar një rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Shqipëri, duke dërguar më shumë se dy reporterë në Tiranë. 

Një prej tyre ka zbuluar një rast ku, një qytetari i është ofruar para në këmbim të hedhjes së votës për një subjekt të caktuar politik, 50 dollarë.

Bëhet fjalë për një 82-vjeçar nga Dershani, 26 km larg Tiranës.

“Më ofruan para për të votuar për Partinë Demokratike”, thotë Abdullah Beqiri, i cili thotë se është votues tradicional i Partisë Socialiste. “U thashë, unë nuk marr para.”