Nuk kanë fund zërat e meraktos rreth sulmuesit të PSG Neymar. Interesimi i vazhdueshëm i Realit për të siguruar shërbimet e brazilianit, po kthehet në një shqetësim serioz për klubin parizien.

Por, numri një i klubit francez, sheiku Naser Al-Khelaifi ka qënë i qartë  në një intervistë të dhënë. Neymar qëndron te PSG me 2000%, duke shtuar se kjo është vetë dëshira e lojtarit.

Ndërkohë që edhe vetë menaxheri i sulmuesit është shprehur se zërat për të ardhmen e klientit të tij janë thjeshtë spekullime të mediave spanjolle dhe se nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në ato që shkruhet.

Ndër të tjera, menaxheri i brazilianit shtoi se sulmuesi ka një kontratë me kampionët e Francës dhe së dëshira e tij është ta respektojë.Ndërkohë nga ana e lojtarit ende nuk ka asnjë deklaratë publike për të ardhmen. 

Sidoqoftë përtej këtyre deklaratave, mediat spanjolle vazhdojnë të insistojnë se Neymar në verë do të veshë fanellën e klubit mbretëror, pasi parizienët kanë probleme të mëdha me fair play-in financiar dhe për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA do të bëjnë disa shitje të rëndësishme gjatë kësaj vere dhe një prej të larguarve mund të jetë pikërisht Neymar.