Një alarm fals për bombë ka shkaktuar panik në aeroportin e Los Anxhelos në SHBA.

Terminali u mbyll përkohësisht rreth orës 21:00 të mbërmjes, pasi u sinjalizua se kishte të shtëna dhe një person i armatosur ishte në arrati.

Por pas verifikimeve, policia e përgënjështroi një alarm të tillë duke siguruar se situata ishte nën kontroll.

Në momentet e para pasagjerët u strrhuan në zona të sigurta të aeroportit. Mediat amerikane bëjnë me dije se autoritetet arrestuan një person të veshur si personazhi “Zorro”.