Prej disa orësh Fieri ka qenë nën ankth nga frika e shpërthimit të një bombe.

Kjo për shkak të një çante të dyshimtë që është gjetur në karrigen e një kafeje ngjitur me biznesin e mikut të Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj.

Forcat xheniere kanë shpërthyer çantën dhe rezulton se alarmi ka qenë i rremë. Në çantë janë gjetur libra dhe një shall.