Një çantë e dyshimtë pranë fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë ngriti në alarm policinë, por vetëm pas pak minutash u zbulua se alarmi ishte i rremë. Blutë e kryeqytetit u njoftuan për një çantë të lënë pranë stacionit të autobusit, e cila dyshohej mos kishte eksploziv, ndërsa menjëherë u rrethua zona për të shmangur çdo shpërthim të mundshëm.

Nuk dihet nëse çanta mund të jetë harruar nga ndonjë person, apo nëse është lënë qëllimisht për të hapur panik.