Siguria e munguar e përdorimit të teknologjisë dhe internerit nga fëmijët duhet të jetë problemi më i madh e shqetësues sot për prindërit shqiptarë.
Një studim i Word Vizion ka sjellë të dhëna të frikshme përsa i përket përdormit të internetit të pakontrolluar nga fëmijët e moshës 13 deri në 18 vjeҫ. Teknologjia është përhapur në masë, po kështu edhe rreziku për fëmijët, sepse prindërit e tyre nuk e dinë mirë, ҫfarë është interneti, e nuk dinë të përdorin një kompjuter, ndërsa fëmijët bien pre e pornografisë, sulmeve në internet dhe gjithҫkaje të rrezikshme që prindërit e tyre nuk e dinë. Këto të dhëna u publikuan në forumin e hapur “ Interneti i Sigurtë” në ditën Europiane për internet të sigurtë.
Sabina Tahsimi koordinatore për mbrojtjen e fëmijëve deklaroi se “44% e fëmijëve shohin pornografi ҫdo ditë në komjuter! 62 % e fëmijëve me akses në interenet e kanë kompjuterin në dhomën e tyre të gjumit, ndryshe nga ҫdo vend tjetër europian, ku kompjuteri nuk lihet në dhomën e fëmijës, ndërsa dhe më alarmant është besimi që kanë tek policia apo tek mësuesit. 32% prej tyre pohuan se nësë do të lëndoheshin nga interneti do të njotonin mësuesit, ndërsa akoma edhe më këq është besimi tek polciia. 27% e fëmijëve janë të mendimit se e fundit që do të denonconin në rast rreziku është policia”
Bashkia, Sektori i Krimit Kibernetik në polici, World Vision, Sot për të ardhmen, Qendra e Zhvillimit të Shoqerisë Civile, diskutuan se cilat janë problemet në lidhje me internetin e sigurtë në Durrës dhe ҫfarë mund të bëhet për ta përmirësuar gjendjen. Gjithashtu, pjesëmarrës ishin fëmijë, prindër, mësues etj.
Problemet me sigurinë e munguar janë të faktuara: Sipas studimit kombëtar që World Vision publikoi ne shkurt 2014, 44% e fëmijëve në Shqipëri deklarojne se shohin ҫdo ditë pornografi (shpesh pa dëshirën e tyre), 47% janë ngacmuar të paktën një herë ne vit nga të huaj të panjohur në dhomat e chatit, 45% janë tallur publikisht në internet, ose u është vjedhur fjalë kalimi, profili në Facebook etj.