Një investigim i mediave gjermane ka bërë të bien kambanat e alarmit për ndryshime që mund të ndikojnë rrjedhën politike te vendit në një të ardhme ndoshta jo shumë të largët.
Sipas hulumtimit, partia populiste e djathtë, AfD mban si të punësuar më shumë se 100 persona që janë të lidhur me grupime me qëndrime armiqësore ndaj kushtetutës gjermane. Verifikimet e medias publike bavareze “Bayerischen Rundfunks” tregojnë se më shumë, se gjysma e 78 deputetëve të AfD punësojnë njerëz që janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë. Kjo ka ngjallur shqetësim mes deputetëve dhe punonjësve të Bundestagut. Në një zyrë të një godine të tij është varur madje edhe tabela me emrin e Frank Pasemann, që kanë qenë deputet i partisë populiste të djathtë, AfD.
Ai u përjashtua në vitin 2020 nga partia dhe grupi parlamentar. Paseman u akuzua për sjellje që dëmtojnë partinë dhe qëndrime antisemitiste. Kështu Paseman nuk lejohej më zgjidhej për një pozicion të rëndësishëm, por me sa duket si punonjës po. Sipas radios publike gjermane BR, ai punon për deputetin e AfD-së, Jürgen Pohl. Paseman dhe Pohl nuk janë shprehur në lidhje me këto investigime.
Po sipas BR, AfD ka punësuar në parlament më shumë se 100 persona që kategorizohen nga Mbrojtja Kushtetuese si ekstremistë të djathtë. AfD e ka hedhur poshtë këtë raportim, dhe kryetarja e grupit parlamentar, Alice Weidel u shpreh këtë javë se, “kjo është kaq qesharake dhe aspak me gjasa.” Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, SPD, megjithatë do të verifikojë, nëse janë të nevojshme rregullore sigurie më të ashpra. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt foli për një rrezik për demokracinë parlamentare.