Garda Revolucionare, krahu elitar i forcave të armatosura të Iranit, sekuestroi një anije cisternë nafte të martën për “kontrabandë karburanti”, raportoi media shtetërore.
“Forcat detare të Gardës Revolucionare sekuestruan një anije që transportonte 4 milionë litra karburant të kontrabanduar”, raportoi televizioni shtetëror, duke cituar gjeneralin Abbas Gholamshahi. Raporti tha se asnjë nga 16 anëtarët e ekuipazhit nuk ishte iranian, pa specifikuar kombësitë e marinarëve ose pa dhënë informacion në lidhje me identitetin e anijes.
Incidenti ndodhi në Gjirin Persik ndërsa anije cisternë “përpiqej të largohej nga ujërat territoriale iraniane”, sipas televizionit shtetëror iranian. Çmimet e karburantit në Iran janë ndër më të ulëtat në botë, duke e bërë tregtinë me vendet e tjera veçanërisht fitimprurëse.
Më 13 dhjetor, forcat iraniane sekuestruan një anije cisternë nafte në Gjirin e Omanit. Anija mbante 18 marinarë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi, sipas agjencisë së lajmeve Fars.





