Alarm në Uashington. Ndërtesa e qeverisë amerikane është mbyllur pas alarmit se ishte parë një grua e armatosur pranë sallës së Kongresit në Uashington DC.

Mediet amerikane shkruajnë se Policia i ndaloi njerëzit të hynin brenda ndërtesës dhe qendrës së vizitorëve teksa ata ishin vënë në kërkim të gruas që ka përhapur panik.

Thuhet se politikanët e kanë braktisur ndërtesën teksa raportohet se disa persona dëshmitarë kanë thënë se gruaja kishte hyrë në  “Building Rayburn House”, përmes një tuneli.http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Falarm-ne-uashington-mbyllet-selia-e-kongresit-te-shba-ve%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=a25c627cef

Nuk ishte e qartë se si u zgjidh situata por bllokimi u hoq pas 40 minutash nga alarmi.