Policia e Kosovës është njoftuar sot rreth 14:00 për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë një mjet  shpërthyes, në klinikën e Patologjisë , respektivisht institutin para klinik.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuaar fillimisht personelin dhe më pas ka vendosur perimetrin e sigurisë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci  për Indeksonline.

Rreth orës 14:00 policia ka marrë informacion për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm. Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policisë”, ka thënë Borovci.