Autoritetet në Nju Jork janë alarmuar, pasi në avionin “JetBlue” i cili u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Lauderdale-Hollyëood, u gjetën dy persona të vdekur të cilët ndodheshin në pajisjen e uljes.
Sipas mediave JetBlue konfirmoi se trupat u zbuluan gjatë një kontrolli të mirëmbajtjes pas fluturimit të hënën, pasi avioni u ul në pistë.
“Tragjikisht, të dy individët vdiqën. Për momentin, identitetet e individëve dhe rrethanat rreth mënyrës se si ata hynë në avion mbeten nën hetim. Kjo është një situatë tronditëse dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet e tyre për të kuptuar se si ndodhi kjo”, – tha kompania në deklaratë.