Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) lëshuan një alarm të hënën pas pesë rasteve lokale të malaries në SHBA.

Katër raste janë identifikuar në Florida dhe një në Teksas në dy muajt e fundit, tha departamenti i Shëndetësisë në një deklaratë. Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për një rritje të mundshme të rasteve të importuara të malaries lidhur me rritjen e udhëtimeve jashtë vendit këtë verë.

CDC theksoi gjithashtu nevojën për të planifikuar qasje të shpejtë në artesunate IV, për të cilën tha se është trajtimi “i linjës së parë” për malarinë e rëndë në vend.

Malaria është një urgjencë mjekësore dhe duhet trajtuar në përputhje me rrethanat”, sqarohet në deklaratë.

Pacientët e dyshuar të malaries duhet të vlerësohen menjëherë në një strukturë të aftë për të ofruar diagnozë dhe trajtim të shpejtë brenda 24 orëve nga mbërritja, shtoi ai.

Këto janë rastet e para të malaries së fituar në vend në 20 vjet.