Një operacion i madh është kryer nga policia e Hamburgut, pasi u njoftuan se në një shkollë në periferi të Blankenesee, në anën perëndimore të qytetit, dy nxënës kanë kërcënuar një mësues me armë gjatë mësimit.

Sipas “Bild”, dy adoleshentët të cilët nuk dihet ende nëse janë nxënës në këtë shkollë, hynë në një klasë dhe kërcënuan me armë një mësues.

Në vendngjarje mbërritën makina të policisë nga i gjithë Hamburgu, ndërsa forcat speciale hynë në ambientet e shkollës duke i drejtuar me siguri nxënësit drejt daljeve. Në të njëjtën kohë, prindërit janë njoftuar që të shkojnë në objekt për të marrë fëmijët e tyre.

Sipas informacioneve të fundit, autorët e ngjarjes pasi lanë ambientet e shkollës, janë larguar në drejtim të panjohur.