Policia e Malit të Zi është ngritur e gjitha në këmbë pas kërcënimit të një personi se do të hidhte qytetin në erë.
Bëhet fjalë për qytetin e Tivarit.
Mediat vendase shkruajnë se personi në fjalë ndodhej në një lokal me emrin “Radio Bar” dhe për një moment u ka thënë punonjësve të barit se do të shpërthente një sasi të madhe eksplozivi për të shkaktuar një katastrofë në vend.
Punonjësit e lokalit kanë lajmëruar menjëherë policinë të cilët janë ngritur në këmbë duke ushtruar kontrolle në të gjithë Tivarin.
Kryesisht kontrollet janë fokusuar në port, duke menduar se aty mund të ndodhej lënda plasëse për të cilën paralajëmronte qytetari.
Personi që dha alarmin ka arritur që të largohet para se në barin ku ndodhej të shkonte policia.





