Papa Franceskut mund t’i bëhet atentat në ditën e Krishtlindjes.
Alarmin e jep nga Mossadi, shërbimi sekret i Izraelit, sipas së cilit sulmi mund të kryhet nga ekstremistë të ISIS që tashmë kanë hyrë në Itali.
Shërbimet e sigurisë në Vatikan pritet të rrisin masat e sigurisë ndaj Papës ditën e Krishtlindjeve.
Edhe gjatë vizitës së para disa ditëve të Papës në Afrikë, pati informata për një sulm të mundshëm ndaj tij.
Kësaj here ishin shërbimet sekrete franceze që ngrenin shqetësimin për sigurinë e kreut të katolikëve