Alarm për bombë në kryeqytetin italian, Romë. Alarmi i dhënë në rrugën Veneto ka vënë në lëvizje autoritetet. Në vendngjarje po kryhen hetimet mbi vagonin e braktisur të tramit në sheshin Barberini.
Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar policinë lidhur me këtë rast, raporton Ansa.
Autoritetet kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në këtë zonë, ndërkohë që kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ambulancave, shkruan Il Messaggero.