Alarm për bombë te bulevardi "Zogu i Parë" në Tiranë. 

Bëhet fjalë për një çante ngjyrë kafe, e cila është braktisur në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës dhe ka vënë në lëvizje policinë.

Në vendin e ngjarjes janë 4 punonjës të policisë si dhe dy makina patrulle, ndërkohë që pritet mbërritja e forcave xheniere. Këto të fundit do të bëjnë të mundur kontrollin e çantës.