Autoritetet franceze janë alarmuar, pasi ka dyshime për një bombë brenda një avioni të Air France nga Çadi, që zbarkoi në aeroportin Roissy Charles de Gaulle, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Aeroplani u ul në aeroportin Roissy në 16 Janar dhe është izoluar. Pasagjerët janë zbritur dhe hetimet po vazhdojnë”,- tha ministria.





