Një alarm për bombë ka ngritur Parisin në këmbë. Një person bërtiti “Allahu Akbar” dhe kërcënoi se do të hidhte në erë veten.

Një telefonues anonim i tha policisë se kishin vendosur një bombë në kullën e cila vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë.

Kulla Eiffel është evakuar menjëherë teksa Policia në një zonë të gjerë ka ngritur kordon për mos lejuar hyrjen e qytetarëve.

Hera e fundit që kulla Eiffel u evakuua prej një kërcënimi daton më 20 maj të 2019 kur një person u ngjit këmba dorazi.