Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në stacionin e trenit në Kallitheas të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00 pati një telefonatë në komisariatin e Zjarrfikësve të Kalitheas ku nga persona të panjohur është dhënë alarmi për një bombë.

Për pasojë, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht stacionin e trenit, ndërsa qarkullimi në linën hekurudhore po kryhet vetëm për aksin Pire-Faliro dhe Tavros-Kifisia.