Një alarm për bombë është ngritur në një hotel në qendër të Tiranës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar zonën dhe po kryhen verifikimet e nevojshme. 

Bëhet me dije se stafi dhe klientët janë evakuuar.

Policia ka dyshime për alarm të rremë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar.