Autoritetet franceze kanë evakuuar zonën pranë Harkut të Triumfit pas një alarmi për bombë. Mësohet se dhe stacionet e metrove pranë zonës janë bllokuar dhe po evakuohen.

Sipas informacioneve të para, alarmi është dhënë pasi disa kalimtarë të rastit kanë hasur disa çanta të mbushura me municione që ishin braktisur pranë monumentit ikonik.

Situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.

Ndërsa deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se “islami shkakton probleme” ka shkaktuar revoltë në botën myslimane.