Shërbimet sekrete amerikane kanë ndaluar një person i cili po drejtonte makinën e tij deri në pikën e kontrollit drejt Shtëpisë së Bardhë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe thuhet se brenda makinës ka pasur një bombë.
Sipas “CNN”, deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nëse është gjetur ose jo ndonjë send i dyshimtë, por menjëherë pas kësaj sigurimi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në gjendje gatishmërie.
Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se ka nisur një hetim penal për drejtuesin e automjetit.
Raportohet se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, presidenti Donald Trump nuk ka qenë aty.