Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është kërcënuar sot me një alarm për bombë.
Njoftimin e ka bërë një qytetar përmes një telefonate anonime te Policia e Kosovës.
Policia ka trajtuar rastin dhe ka evakuuar qytetarët.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.





