Sinjalizimi për një pako të dyshimtë, alarmon futbollistët e Realit të Madridit. Kampionët e Spanjës, kanë nisur turin e tyre stërvitor në SHBA, konkretisht në Los Angeles, vend në të cilin do të zhvillojnë dhe disa takime në turneun e International Cup.
Të pranishimit në stadiumin Campus Ucla, pjesë e kampusit Universitarë të Californisë, janë detyruar të largohen menjëherë pas një alarmi për bombë. Pakoja e dyshimtë e gjendur në ambientet e brendshme të stadiumit ka alarmuar autoritetet lokale, të cilët si masë parandaluese u kanë bërë thirrje të pranishmëve të dalin me qetësi.
Zyrtarët e policisë së Los Angelesit, kanë deklaruar se kanë marrë një telefonatë kërcënuese. Një numër i madh i studentësh të cilët ishin në brendësi të Campus Ucla në pritje për të parë nga afër futbollistët e Realit të Madridit, pasi kanë dëgjuar thirrjen, janë larguar mënjëherë për në një ambient më të sigurt.
Në stadiumin Ucampus Ucla, Reali i Madridit kishte kryer vetëm një seancë stërvitore, ndërkohë që në programin e tyre gjatë pasdites, ata kishin të parashikuar sërisht një tjetër. Në këtë stadium fazën pëgatitore po e zhvillon gjithashtu dhe skuadra e Man.United. Më pas rezultoi se alarmi ishte fals.