Një alarm për bombë ka alarmuar mesditën e sotme policinë e Tiranës. Një çantë e dyshimtë është gjetur në zonën e Unazës së Re, poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksploziv.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksploziv.