Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës, ndërkohë që për pak pritet të nisë ndeshja Itali-Zvicër.
Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme, raporton Il Messaggero. Një bombë artizanale është zbuluar në një makinë të parkuar, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.





