Një çantë e dyshimtë pranë ambasadës amerikane ka alarmuar Policinë e Tiranës.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën te Rruga e Elbasanit dhe kanë evakuuar banorët dhe punonjësit e zyrave aty pranë.

Mësohet se është një çantë e lënë në rrugë pranë murit rrethues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët xhenierë të policisë do të ekzaminojnë çantën e dyshimtë.