Një tërmet me magnitudë 8.2 ka tronditur brigjet amerikane të Alaskas këtë të martë.
“BBC” raporton se tërmeti goditi në oqean rreth 300 km në juglindje të Kodiakut, në një thellësi prej 10 kilometrash, në orën 09:31 (me orën europiane).
Sipas agjencisë amerikane të lajmeve “AP”, një alarm për cunami është lëshuar menjëherë pas lëkundjeve të fuqishme.
Qendra Kombëtare për Paralajmërimet e Cunameve në SHBA lëshoi alarmin për brigjet e shtetet e British Kolumbias dhe Alaskas.
Njerëzve në këto zona u kërkohet të strehohen në vende të larta.