Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ballë ka goditur rajonin Kamchatka në brigjet lindore të Rusisë, duke detyruar autoritetet të lëshojnë alarmin për cunami në vend.

Qendrat e Monitorimit në Rusi i thanë Agjencisë së Lajmeve Tass se mund të krijohej cunami me dallgë deri në 1.5 metër.

Por duke iu referuar qendrës së Alarmeve për Cunami të SHBA-së, nuk paraqitet ndonjë rrezik për cunami në brigjet amerikane.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 22.8 kilometrash katrorë.