ROME, 19 shkurt 2013 – Alarmi për rrezikun nga meteoritet nuk ka pushuar, sepse mbrëmjen e së martës është vënë re një “top i zjarrtë” në qiellin e Italisë së Jugut. Ndërkohë në web ka nisur të komentohet mjaft shfaqja e atij që mund të jetë një tjetër meteorit që futet në atmosferën e planetit tonë.

"Një top i zjarrtë është parë pak minuta më parë në qiellin e Italisë së Jugut; konstatohen sinjalizimet e para”,- shkruan Meteoweb.eu.

Konstatimet e para duket se vijnë nga ngushtica e Mesinës, ku njoftohet se është vënë re një top i zjarrtë në detin Jon, me drejtim nga veriu në jug. Topi kishte ngjyrë jeshile dhe ishte shumë i shndritshëm. Por sipas autoriteteve deri tani nuk janë sinjalizuar përplasje me tokën.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/