22 dhjetor 2014 –  Ka mbërritur në ujërat e Adriatikut peshku helmues  lëkur-argjend. Alarmi vjen nga Instituti Oqeanografik Spalato. Ditët e fundit, peshkatarët në Itali kanë kapur një numër të lartë peshqish.

Ekspertët thonë se peshku me emrin  “Lagocephalus sceleratus”, njihet ndryshe si peshku lëkur-argjend. Mishi i tij përmban toksina të rrezikshme  për njerëzit. Ai  provokon paralizë të sistemit të frymëmarrjes  dhe mund të shkaktojë vdekjen e konsumatorëve. Janë të bukur për t’u parë, por jo për t’u ngrënë. Prezenca e tij në Mesdhe përbën rrezik të madh për ata që s’e njohin.