Një tjetër alarm terrorist dyshohet në Barcelonë. Prej më shumë se 30 minuta, policia katalanase ka ushtruar kontroll në katedralen “Sagrada Familia”.
Ka qenë një furgon i dyshimtë në zonë që vuri në alarm policinë antiterroriste.
Siç raporton “El Pais”, duke cituar burime zyrtare, policia katalanase ka urdhëruar që qytetarët të mos i afrohen zonës së mbyllur (katedralIA “Sagrada Familia dhe stacioni I metrosë aty pranë).
Pas kontrollit që i është bërë furgonit rezultoi se ishte një alarm fals dhe se situata ishtë nën kontroll.
Ngjarja ndodh në një moment teksa në Barcelonë, luhet ndeshja Barcelona-Juventus, e vlefshme për grupin D të Champions League. Ndërkohë, stadiumi është blinduar me forca të shumta sigurie.