PARIS, 30 mars 2013 – Evakuohet Kulla Eiffel. Lajmi bëhet i ditur nga Express online. Ka qenë një telefonatë anonime ajo që ka njoftuar për një atentat.
Menjëherë autoritet franceze kanë urdhëruar evakuimin e kullës së famshme. Sipas sitit, evakuimi ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme. Policia bën të ditur se telefonuesi ka thënë se atentati do të vihej në jetë rreth orës 21:30. Alarme të kësaj natyre janë të shpeshta, por kësaj here policia e ka marrë më seriozisht se herët e tjera.
Sipas LeParisien online, në kullë gjendeshin rreth 1.500 persona. Ekspertët e policisë së Parisit së bashku me qentë anti eksploziv, vazhdojnë të ekzaminojnë monumentin. Operacioni mund të zgjasi disa orë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





