Në 24 orët e fundit në Francë është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19. Mësohet se sot në Francë janë konfirmuar 30,621 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, në 24 orë, si pasojë e Covid-19, humbën jetën 88 qytetarë. Kryeministri Jean Castex, në një postim në Twitter u bëri thirrje qytetarëve francezë të kuptojnë seriozitetin e situatës.
“Të gjithë ne, brenda nesh, kemi mundësi, me sjelljen tonë, të mbrojmë veten tonë, të mbrojmë të tjerët dhe të ngadalësojmë qarkullimin e virusit.”
Lajmi vjen në një kohë kur edhe në shumë shtete të tjera të Evropës janë regjistruar shifra rekord ditore. Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda janë mes shteteve që vendosën rekorde të reja individuale, pasi regjistruan mijëra raste të reja me COVID-19.