Një alarm për bombë është dhënë pasditen e sotme rreth orës 15:00 në një pallat në zonën e Unazës së Re.

Policia njoftoi se dyshohet për eksploziv dhe për këtë arsye u njoftuan edhe njësitë antieksploziv.

Ata kanë ndërhyrë në zonën dhe kanë bërë sigurimin e çantës. Por pas kontrollit është konstatuar se alarmi ishte fals, çanta ishte plot me rroba të vjetra.